Hilsn

Lot dhe emocione të forta! Livia flet pas 22 vitesh për herë të parë me babain e saj, ja cfarë i tha ai

Një moment prekës u zhvillua mes Livias dhe babait të saj, me të cilin nuk kishte komunikuar që nga fëmijëria.

 

Pas 22 vitesh larg njëri-tjetrit, ata patën mundësinë të flisnin sërish.

I ati shprehu krenarinë për të dhe e inkurajoi të ecë përpara me forcë dhe besim. Biseda përfundoi me një premtim, që ata të takohen sapo Livia të dalë nga Big Brother Vip.

Pjesë nga komunikimi mes tyre:

Livia: Është ai zëri…. që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab

Babai: Jam mirë, si je ti?

Livia: Jam shumë mirë… do doja të të thoja shumë gjëra.

Babai: Të falënderosh mamin që të ka mbajtur, ose anasjelltas… këto janë zgjedhjet e jetës. Ka raste që fëmija gëzohet, që hidhërohet. Jeta kështu është

Livia: Kam takuar gjyshen para se me ardh këtu

Babai: Më ka thënë

Livia: A je krenar për mua?

Babai: Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderojë babin… Herën e fundit që ke ardh me mua për 10 ditë, ka qenë edhe halla, ti mbase s’e mban mend, edhe u mërzite. Ishte e pamundur që unë të të mbaja aty, se të shkulësh një fëmijë prej nëne, nuk është e lehtë. Shpresoj që një ditë të gjesh një partner dhe të kalosh një jetë të lumtur, të mos vuash se ke vuajtur fëmijë

×