Hilsn

Ndodhi tragjike në vendin tonë: Gjenden të pajetë dy vëllezër në banesë, ja cfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Mallakastër.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy vëllezër janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në fshatin Çorrush. Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy vëllezërit janë mbi 75-vjeç.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes së tyre, teksa në vijim priten më tepër detaje si dhe një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit.

×