Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

‘Temperatura në MINUS 8 GRADE!’ Mos mendoni që Dimri mbarojë, ja cfarë na pret në ditët në vazhdim!

February 3, 20252 Mins Read Të Fundit

Edhe pse dita ka nisur me reshje shiu, duket se java në vazhdim nuk do na sjellë të njëjtën panoramë të motit.

 

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se duke filluar nga dita e nesërme dhe të paktën deri të premten pritet të kemi kthjellime pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Lajda Porja: Tashmë kemi ndërprerje të reshjeve të shiut, pritet të kemi përmirësim të dukshëm të situatës së reshjeve edhe në vijim. Nesër do të ketë reshje shumë të pakëta vetëm në skajin jugor dhe më pas duke filluar nga dita e nesërme në mesditë dhe deri të paktën të premten do të kemi mot kryesisht të thatë dhe pa reshje. Dielli do të jetë prezent pothuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe në bregdet. Vranësira të shpeshta në zonat malore, megjithatë edhe në zonat malore nuk do të ketë reshje.

Ditët në vazhdim do të sjellin rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që në disa zona të thella malore, termometri të zbresë deri në vlerën minus 8 gradë Celsius.

Lajda Porja: Përsa i përket temperaturave të ajrit, sot minus 1 shënon Peshkopia dhe maksimalet do të ngjiten në 15 apo në 16 gradë. Le të themi që janë temperatura tipike të Shkurtit. Duke filluar nga nesër do të kemi çdo ditë nga dita në ditë rënie të lehtë dhe graduale të temperaturave. Përgjatë kësaj mase të thatë të kemi temperatura të ulëta. Pritet që nesër të kemi 2 gradë rënie në mëngjes, rënie që do të vijojë edhe ditën e mërkurë dhe ditën e enjte.

Parashikohet që përgjatë kësaj mase të thatë dhe të ftohtë, të kemi temperatura të ulëta deri në minus 4 apo minus 5 gradë në zona dhe në qytete të banuara. Parashikohet që në skajin verior-verilindor në zona të thella malore, në fshatra, termometri të zbresë në minus 7 apo minus 8 gradë Celsius. Ndërkohë, maksimalet do të kenë sërish rënie. Një rënie e lehtë është ditën e martë. Nga e mërkura dhe deri të premten do të kemi temperatura që do të jenë jo më të larta se 12 apo 13 gradë. Na pret një javë relativisht e ftohtë, por një javë e thatë dhe pa reshje për territorin shqiptar.

bbva lajda porja
Previous Article‘Pusho në paqe, të dua shumë o bush…’ Lajm i trishtë, ish banorja e BBVA humb të atin! Ja postimi i saj i dhimbshëm
Next Article Nuk pritej, Xheneta bënë VEPRIMIN E PAPRITUR ndaj Gjestit!
Të Fundit

‘Motra ime 6 vjecare vd*q se…’ Laert Vasili tregon arsyen SH0KUESE të vd*kjes së motres!

June 7, 2025

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja cfarë raportohet!

June 7, 2025

‘Më preve krahët, sa projekte kishe…’ Ky është 20 vjecari i cili u vetëv*r në Pogradec!

June 7, 2025
ShowBizi

Ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

June 7, 2025

Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime v*iq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

June 7, 2025

E TRISHTE/ Ky eshte i riu që i dha fund jetës në Pogradec (FOTO)

June 7, 2025
Horoskopi

Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

June 7, 2025

“Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 6, 2025

Askush nuk do e donte këtë lajm! Gjithçka kthehet ‘përmbys’ për këto tri shenja të horoskopit

June 6, 2025
Këshilla Shëndeti

Që festa e fundvitit të mos përfundojë si mos më keq, Ylli Merja tregon çajin që nuk duhet të mungojë në tavolinë atë natë

December 17, 2024

Probleme dhe vështirësi në tretje? Ylli Merja rekomandon ushqimet dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes

January 9, 2025

Spondiliartroza cervikale, si të vetëdiagnostifikoheni dhe trajtimi më i mirë alternativ që do ju shpëtojë sipas Ylli Merjas…

January 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.