Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin shkurt, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Tendenca e muajit shkurt ka diçka ndryshe nga Janari. Nga nesër kemi kthimin e planetit të Jupiterit te Binajkët. Shija e parë është që të bëjmë projektime më optimiste dhe pozitive.
Gjëja e dytë që sjell ky Jupiter është që lëvizjet, dakordësitë dhe këmbimet ekonomike të jenë më të shpejta, më të thjeshta dhe më të sakta.
Në datën 4-5 kemi kalimin e Venusit te Dashi që nxit pasionet dhe ngjyrat.
Tematike tjetër tipike e këtij muaj është Marsi në të kundërt te Gaforrja që vazhdon deri në 24 shkurt. Kjo do bëjë që çështje e vonesave dhe ngecjes në profesion të jetë prezente.
Dashi
Venusi do shkojë të ata në datën 5. Nevoja për të ndryshuar dhe për t’i dhënë ngjyra të përditshmes do jetë primare. Nisur që nga ditët e para të muajit dikush nga familja bëhët sebep të lëvizin, të udhëtojnë. Çështjet që u përkasin dokumentave kanë prioritetin e vet. Është gjithashtu një muaj që do përmirësoje ujidtë ekonomikë. Prandaj vini në agjendë ujidtë ekonomike, por mos pretendoni nisje të reja profesionale. Këtë javë vetëm te puna nuk do e keni mendjen. Është një javë entuziaste.
Demi
Urani është kthyer në të drejtë që ditën e fundit të Janarit. Kjo domethënë që procesi i ndryshimit, jo detyrimisht me vullnetin e tyre do jetë prezent. Këto ndryshime do jenë për mirë.Planeti i fatit në familjen e dytë të Diellit të dytre do ndihmojë shumë për të lehtësuar situatat në familje ose në çift.Përsa i përket ngjyrës së muajit, është një ngjyrë shumë e ngrohtë dhe e mirë. Nuk përjashtohet që të kenë propozime të reja për punë dhe ndryshime në punë. Që këtë javë nisin bisedimet në situatat e tyre profesionale. Venusi te Dashi nuk është shumë romantik për ta, por është shumë miqësor.
Binjakët
Me Jupiterin në të drejtë, tendenca është optimiste. Ky optimizëm duhet të jetë ai që duhet mbajtur në kontroll nëse bëhet fjalë për lëvizje të mëdha ekonomike. Ka një tendencë për Binjakët që ta ekzagjërojnë në lëvizje për gjëra të rëndësishme materiale të tyre. Por Binjakët dinë ta kontrollojnë veten. Shijoni jupiterin. Çfarë ka të bëjë me çështje të rëndësishme që ka të bëjë për ndihmën e fatit, vendosini në agjendë që nga nesër. Për javën është një periudhë miqësore.
Gaforrja
Kanë Marsin me vete. Vazhdon të jetë në të kundërt. Janë disi të lodhur dhe të ngarkuar. Merreni shturar sepse keni shumë punë, detyrime e ngarkesa para. Këto ngarkesa do i vendosni në vijë të drejtë dhe do realizoni pritshmëritë tuaja. Muaji në vetvete, nisur që nga kjo javë do ketë informacione personale që do ju gëzojnë shumë, por nëse nuk i ndani me të tjerët. Herë pas here, inforamcioni që do vi në veshin tuaj do të bëjë që të paktën brenda vetes të jenë të fortë, të gëzuar dhe pozitiv. Jupiteri te Binjakët bën që çfarë do lloj problematikash që kanë patur për një kohë të gjatë, i mbyllin dhe i lënë pas.
Luani
Venusi te Dashi u shkon shumë. E para se si do ndihem në raport me njerëzit që bashkëpunojnë. E dyta të presin diskutime apo propozime në lidhje me përmirësim të punës ose për punë të re. Më kryesorja, shoqëruar me Jupiterin në të drejtë bën të mundur që Luanët ta shijojnë shumë muajin shkurt. Dhe duke menduar që kanë edhe Hënën e plotë te vetja në datën 12. Bën të mundur që çfarë përmirësimi presin në punë është shumë më i ndjeshëm. Dhe do vlerësohen ndjeshëm në raport me lekun. Do e gjejnë veten duke pasur dëshirën për të lëvizur dhe për tu argëtuar. Kujdes me shëndetin të dielën dhe të hënën.
Virgjëresha
Një Venus te Dashi është pak ngatrrestarë për ta. Ka një tendencë për të lindur emocione aty ku nuk duhet. Ose emocione disi të vështira për tu jetuar. I kanë sytë te e pamundura dhe që nuk duhet. Duhet të jenë të kujdesshëm të paktën pjesën e parë të muajit. Jupiteri te Binjakët do e bëjë shumë më të thjeshtë punën me bashkëpuntorët e tyre. Çështjet që i përkasin familjarëve, zyrave dhe sistemit bankar t’i vendosin prioritet pasi zgjidhen lehtësisht.
Peshorja
Shija e parë e muajit shkurt është ndryshimi. Peshoret do jetëojnë patjetër ndryshimin gjatë këtij muaj. Faktori surprizë do rezultojë i bukur në përdunsim. Mund të jetë rrugë, ftesë, një bashkëpunim. Është një Venus shumë i bukur që do e bëjë Peshoren që nga pasnesër deri në Qershor do e gjejnë veten protagonist të ambjenteve ku ndhodhen. Loja e flirtit dhe vëmendjes i shkon shumë. Kjo do jetë “pranvera” e tyre për 2025. Këtë javë, deri të mërkurën do kenë ngarkesë në çështjet e profesionit.
Akrepi
E nisin muajin me çështje që i përkasin familjes dhe e përfundojnë muajin më çështje që i përkasin familjes. Urani përballë tyreështë kthyer në të drejtë dhe i kanë të gjitha mundësitë që evolimi të jetë shumë më i ndjeshëm, i saktë dhe i përshpejtuar. Kujdes në lëvizje pasi predispozita e ndryshimeve jo shumë të këndshme do jetë prezent, kjo përsa i përket të lindurve në 10 ditëshin e fundit të shenjës. Shmangni ndryshimet. Jupiteri në të drejtë te Binjakët, bën që ndryshimi të jetë prezent për të gjithë.
Shigjetari
Jupiteri ballë për ballë. Gjëja e parë që bën është që të ketë një shije të mirë në projektimin e çështjeve të rëndësishme. Ndryshime që kanë mbetur pezull nga vjet në fillim të verës, të vendosen në agjendë nga nesër e në nazhdim. Të paktën çështje që i përkasin ligjit, shkollës, sistemit, ndryshim vendi, pronësisë, rinovimit dhe zgjerimit familjar. Nga nesër deri në qershor duhet t’i vendosni në agjendë. Venusi te Dashi është entuziast në raportet në çift dhe ndihmon shumë ata që duan të gjejnë partnerin e jetës.
Bricjapi
Në çdo lloj situate dhe sido që të keni planifikuar, fokusi do vazhdojë të jetë te UNI i tyre dhe të çështjet praktike. Tendenca për të patur të qartë diçka në çështjet e profesionit është shumë e fortë. Marsi është në të kundërt përballë tyre. Do mund të riorganizojnë çështjet e profesionit që kanë, por në një vijë të drejtë dhe lehtësues. Nuk është momenti për të marr një vendim për një punë të re. Venusi te Dashi është ndihmues dhe lehtësues, por jo diçka shumë të rëndësishme në lidhje me pasionin. Por do ketë mundësi plot gjatë pranverës për beqarët e Bricjapit.
Ujori
Duhet të ruajn komunikimin sepse Mërkuri qëndron te Ujori deri në datën 15. Mërkur – Diell te Ujorët në një hyrje jo shumë komode me Marsin e kundërt te Gaforrja. Prandaj kontrolloni komunikimin. Jupiteri te Binjakët është favorizues për çështjet ekonomike. Prandaj vendosini në agjendë dhe gjeni zgjidhje. Mos ja lini në dorë fatit. Merrni vendime. Vensodini në agjendë që nesër. Venusi te Dashi është shumë i mirë dhe zgjerimi social do jetë prezent.
Peshqit
Saturni do bëjë hyrjen jo fort komode me Marsin në të kundërt te Dashi. Kjo bën të mundur që ta gjejnë veten të ngarkuar. Venusi te Dashi u shkon shumë. Të paktën për komunikimin dhe këmbimeve ekonomike. Faktori i të papriturës do japi një ndihmë shumë të mirë për xhepin e tyre. Ky muaj do kujdes për shëndetin. Kini kujdes me ushqimin pasi do dalë tematikë.
/vizionplus.tv