Në përgjithësi gurët në tëmth janë karakteristikë për femrat që janë të shëndosha, sepse ka lidhje me çrregullimet hormonale të tyre.
Gjithashtu, gurët në tëmth mund të prekin personat që vuajnë nga ceroza hepatike, ata që marrin mjekim për një kohë të gjatë, individët që kanë kolesterolin e lartë si dhe me ata që dëshirojnë të realizojnë një rënie drastike në peshë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.
Po të vëmë re, të gjithë kategoritë e personave të sipërpërmendur kanë lidhje me kolesterolin e vetë gurët në tëmth janë lipide e kristalizime të tyre, e këto të fundit mund të ndodhë që të bashkohen e të marrin formën e një guri.
Në momentin që lëngu në tëmth nuk qarkullon lirshëm nga fshikëza e tëmthit në kanalin e saj e nuk ka një shkarkim të rregullt të tëmthit, atëherë ndodh që këto substanca të përqendrohen, të kristalizohen e të bashkohen me njëra-tjetrën. Pra në fillim, krijohet një si “mjegull” (pezulli), e më tej llumi, duke u bashkuar me molekulat e kolesterolit krijojnë gurëza të vegjël në tëmth.
Nëse personi nuk i kushton kujdes pastrimit të gurëve në fazën që janë 1-2 milimetra (që është periudha më e mirë për ti hequr) atëherë në sipërfaqen e jashtme të gurëve do të vazhdojnë të akumulohen e grumbullohen kristale të kolesterolit ose grimca të llumit biliar të tëmthit.
Ky gur pas disa kohësh do të fillojë të marrë një pamje më të madhe, më të plotë, pra do të progresojë rritjen më tej.
Nëse guri krijohet vetëm nga lipidet, pra nga kolesteroli ngjyra e tij do të jetë e verdhë, ndërsa kur kemi të bëjmë edhe me një përqendrim të bilës, atëherë këto gurë do të kenë një ngjyrë të kuqërremtë apo kafe në të errët.
Ndërkohë në grupin e tretë të gurëve të tëmthit futen ato përbërje që krijohen nga kolesteroli dhe veprimi i lëngut të tëmthit.
Simptomat
Në përgjithësi, personat që kanë gurë në tëmth në shumicën e rasteve nuk e kuptojnë që kanë një gur në tëmth e madje e zbulojnë rastësisht gjatë kryerjes së ekos. Guri fillon të bëhet i bezdisshëm e të japë dhimbje në rastet kur organizmi kapet nga një infeksion, por gjithsesi treguesi më i mirë është edhe goja e thatë, apo ndjesi e hidhur e personit të prekur.
Në momentin që ky I fundit konsumon një ushqim me yndyrë të tepërt, mund të ndjejë vajin në grykë, ose ti shfaqet ndonjë dhimbje e lehtë në krahun e djathë, poshtë brinjës dhe në shpatull. Këto simptoma janë tipike të pranisë së gurëve në tëmth e rekomandohet që femrat mbi peshë, apo ato që vuajnë nga obeziteti të bëjnë kontrolle të vazhdueshme te mjeku.
Ekzaminimi bëhet me eko nëpërmjet së cilës kuptohet prania e gurëve në tëmth apo jo; si dhe kontrolli I vezikës së tëmthit. Nëse në këtë të fundit, konstatohet se muret kanë filluar të trashen, atëherë krahas gurëve ka dhe infeksion të tëmthit, situatë e cila shoqërohet me dhimbje të shumta e kriza të forta. Vlen të theksohet se moshat më të prekura nga kjo sëmundje janë personat e grupmoshës 40-60 vjeç.
Trajtimi me bimë mjekësore
Në momentin që pacienti konstaton praninë e gurëve në tëmth, atëherë patjetër duhet të fillojë trajtimi me bimë mjekësore, në mënyrë që të mos i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nëse personi ka një nga simptomat e sipërpërmendura, rekomandohet konsumimi i rigonit. Pra, të hidhet sa më shumë nga kjo bimë në gjellë, dhe do të vini re që përbërësit aktivë të rigonit, jo vetëm do iu lehtësojnë tretjen e do t’u pastrojnë mushkëritë, por edhe do fillojnë të japin efektet e para në shkrirjen e gurit.
Llumi do të fillojë të dalë më shpejt kurse gurët do të gërryhen. Gjithashtu, nëse pacientët kanë ndjesinë që ushqimi në muret e stomakut rri i thatë, atëherë duhet të konsumojnë rigonin të kombinuar me mendër pasi janë dy bimë që japin efekte të mrekullueshme në qetësimin e dhimbjeve të tëmthit, nxisin e përmirësojnë funksionin e mëlçisë, bëjnë të mundur të prodhohet më shumë lëng biliar në tëmth si dhe ndihmojnë në shkrirjen e gurëve. Në rastet kur gurët janë më të mëdhenj se 4-5 milimetra, atëherë kombinimi i bimëve të sipërpërmendura nuk kanë më fuqi vepruese dhe duhet të shtohen përbërësit bimorë.
Lule akja ka pamjen e një guri në tëmth e përdorimi I saj në kurimin e sëmundjes, është me të vërtetë një sukses I padiskutueshëm, pasi ajo ka aftësinë të nxisë pikimin e lëngut të tëmthit, shkrin gurët e më tej krijon një lloj xheli që gurët të dalin pa dhimbje nga organizmi. Edhe petat e drizës, ndikojnë gjithashtu jo vetëm në shkrirjen e gurëve të tëmthit, por edhe atyre të veshkave.