Dielli është në shenjën e Ujorit ndërsa hëna e plotë në Luan duke manifestuar lirinë, të vërtetën dhe krijimtarinë për shenjat e zodiakut.
Energjia e universit na thërret që të përshtatemi, të gëzojmë, frymëzojmë, krijojmë dhe të ndërmarrim sfida.
Sipas parashikimit të astrologes Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, hëna e plotë në Luan duket disi ‘e rrëmujshme’,
por kujtohuni se gjërat duhen parë nga një këndvështrim tjetër. Ndryshimi dhe paqëndrueshmëria janë karakteristike, ndaj duhet të kemi kurajë dhe të përdorim të gjitha aftësitë tona.
Disa shenja gjejnë dashurinë, të tjera mundësitë që i kanë kërkuar apo edhe hapësirën për të rishikuar planet e së ardhmes së afërt. Duke u treguar të kujdesshëm dhe ndjekur këshillat e mesazhet e yjeve, do të veproni si duhet.
Chrysanthi Kalogeri: Kemi një javë shumë të mirë në përgjithësi pavarësisht nga hëna e plotë në Luan që sjell ngjarje të papritura që do të na befasojnë, do të na nxjerrin nga zona e rehatisë.
Më problematike do të jetë e diela, data 8-9 ku aktivizohet Marsi në lidhje harmonike me Saturnin, por mund të sjellë vështirësi e pengesa sepse janë planete që shkaktojnë dëme. Që nga fillimi i dhjetorit e deri në maj, pavarësisht se do të gjejmë zgjidhje,
do të kemi mundësi, shanse, situata nuk do të jetë e qetë dhe në vende të ndryshme do të ketë probleme nga ana e zhvillimeve politike dhe fenomeneve natyrale që mund të bëhen kudo në botë.
Është një periudhë që mund të gjejmë gëzimin.
Hëna e plotë ndodh në shenjën e Luanit që është shenjë që do dashurinë, krijimtarinë, jetën e mirë, gëzimin dhe nga ana tjetër,
Afërdita është në Dash që na krijon kushtet për të kaluar bukur, ka një dinamizëm të veçantë edhe pse periudha nuk ka qëndrueshmëri. Në këto situata kemi mundësinë të krijojmë kushte të mira, të gjejmë gëzimin, lumturinë dhe shanset. Duhet të kemi kujdes me egoizmin e tepërt, kokëfortësinë dhe lëvizjet financiare. Duhet të merrni parasysh gjithë parametrat. Iniciativat që merrni tani në jetën personale, ekonomike etj do të shihen, do të dimë ku gjendemi dhe do të gjejmë njëfarë stabiliteti, por duhet të përshtatemi me mungesën e tij. Kjo do të theksohet pas datës 15 prill. 2025 është një vit që na provokon, ka sfida, është për njerëz me durim dhe nerva të çelikta e aftësi të mëdha.
Dashi – Një periudhë shumë e mirë. Edhe pse mund të keni probleme personale, hëna e plotë në datën 12 është erotike, ju sjell afër me të dashurit, krijon kushte për gëzime nga fëmijët e të afërmit. Jeta erotike do të jetë në qendër të vëmendjes suaj. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në iniciativat financiare dhe të evitoni shpenzimet e ekzagjeruara. Jini të kujdesshëm në zgjidhjen e problemeve të së kaluarës, sidomos të lindurit në fund të 10-ditëshit të dytë të shenjës. Mos i lini vend nervozizmit dhe konflikteve që mund të lindin. Të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, të gjitha iniciativat që do të ndërmerrni do të rishikohen nga 1 marsi e tutje, gjërat do t’i keni më të qarta nga prilli. Më të kujdesshëm në prapaskena, biseda e përshtypjet që lini, evitoni thashethemet sidomos nga 14 shkurti deri në fillim të marsit.
Demi – Një periudhë e rëndësishme, sidomos në fushën e karrierës dhe në problemet që lidhen me familjen dhe jetën personale. Lidhur me hënën e plotë në datën 12, më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që në emër të një lirie që kërkoni, kushteve që ndieni se ju kufizojnë në iniciativa, mund të bëni një kryengritje që do të sjellë probleme në jetën personale, familjare apo profesionale. Kujdes në sugjerimet dhe propozimet që doni të bëni me njerëz që janë më lart se ju në sferën profesionale. Pranoni ndryshimet dhe përshtatuni dukee menduar për hapat e mëtejshëm. Mos bini në kundërshtim me prindërit. Mund të realizoni një zhvendosje, ndryshim shtëpie, sidomos nëse e keni të planifikuar, është periudha më e përshtatshme. Ju preokupon jeta personale dhe intime, për të cilat do të keni këndvështrim më të qartë nga fundi i pranverës e tutje. Mbështetuni te miqtë dhe veproni pa shpërthyer që të mbroni marrëdhëniet.
Binjakët – Jupiteri ka kaluar në kurs të drejtë këtë javë kështu që të lindurit në 10-ditëshin e dytë e tretë mund të merrni shumë gjëra. Kini kujdes me financat, mundi dhe djersa juaj do të shpërblehen dhe mund të merrni para që s’i prisnit. Në pjesën e dytë të muajit fokusohuni në promovomin e punës, vetes dhe hapuni sa më tepër në rrjetin shoqëror, fokusohuni në përditshmëri dhe organizojeni, por bëni edhe udhëtime, plane për studime, ndryshojini ato. Nga data 14 e deri në fillim të marsit kini kujdes në jetën sociale, profesionale, thoni aq sa duhet që të shmangni komente. Jeta juaj sociale ku takoni miq e të njohur favorizohet. Njohjet dhe fillimet e dashurisë do të kalojnë më vonë në prova.
Gaforrja – Fokusohuni në sferën financiare ku do të keni përfitime, gjërat dhe zhvillimet janë pozitive por s’përjashtohet një shpenzim i papritur. Mos ndërmerrni iniciativa ekonomike që u shërben synimeve tuaja apo një eventi ku duhet të jeni, por ta teproni. Fokusohuni në karrierë e jetën sociale. Gjërat s’janë siç i shihni dhe nga data 14 e deri në fillim të marsit, mendimet tuaja ndikohen nga ndjenjat dhe jo nga situata reale që jetoni. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm në reagimet ndaj të tjerëve dhe problemeve shëndetësore.
Luani – Hëna e plotë në shenjën tuaj vë fokusin te vetja, jeta personale dhe marrëdhëniet. Ky është aksi më aktiv dhe duhet të lini mënjanë egoizmin. Evitoni krijimin e shoqërive me pak persona duke ndryshuar mënyrën e trajtimit ndaj të tjerëve. Kjo mund të sjellë probleme që reflektohen në sferën profesionale. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës janë përpara disa ndryshimeve në akset kryesore të jetës që mund të lidhen me marrëdhëniet, ndarje, prishje bashkëpunimi ose në karrierë. Periudha është pozitive, do të udhëtoni e bëni plane për të ardhmen që do të rishikohen në periudhën e ardhshme. Nga data 14 e deri në fillim të marsit fokusohuni në sferën financiare që lidhet me detyrimet ndaj të tjerëve dhe bashkëpunëtorët. Çdo ekzagjerim dhe perceptim i gabuar mund të udhëheqë në gabime.
Virgjëresha – Është momenti të veproni pak më të tërhequr dhe të rishikoni planet tuaja, përditshmërinë, të përqendroheni në punë ku është edhe talenti juaj e të shprehni veten. Kujdesuni më shumë për shëndetin sepse jeni më të ekspozuar ndaj viruseve. Me hënën e plotë në datën 12, rishikoni planet për të ardhmen afatshkurtër sepse është momenti të bëni disa ndryshime dhe korrigjime të vogla. Mund të keni lajme nga jashtë që ju nxjerrin nga zona e rehatisë ose një çështje që keni menduar për një udhëtim, probleme ligjore, çështje që lidhen me dokumente, të hasin pengesa që do të korrigjohen. Jeni në një periudhë që me lehtësi mund të realizoni ndryshimet që dëshironi.
Peshorja – Periudha që ka filluar nga data 4 e në vazhdim ndikon më shumë të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që do të shikojnë që marrëdhëniet personale, dashuria, marrëdhëniet profesionale, sfera financiare, çështjet që kanë të bëjnë me veten do të rishikohen brenda marsit. Afërdita do të kthehet në prapavijë dhe do të ndikoheni nga eklipset. Në iniciativat që do të merrni gjatë shkurtit duhet të jeni të kujdesshëm ose ta dini që do të haseni në pengesa. Fokusohuni në karrierë, jetën sociale duke reaguar me kujdes. Gjysma e dytë e shkurtit është erotike sepse në rrjetin social do të gjeni njeriun e zemrës.
Akrepi – Ka një ndikim drejtpërdrejt me hënën e plotë në Luan. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë ndikohen direkt sepse Uranin në shtëpinë e tyre të shtatë bën të qarta ndryshimet që duhen bërë, por e keni të vështirë t’i pranoni. Hëna e plotë do të sjellë ndryshime në akset kryesore, mos u përqendroni vetëm në familje e jetën personale dhe mos lini pasdore karrierën, jetën sociale dhe punën. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimt do të sprovohen, disa do të arrijnë fundin dhe disa të tjerë do të dalin në rrugën tuaj dhe do ju ndryshojnë jetën. Përditshmëria është e bukur dhe mund të shprehni krijimtarinë. Aty mund të gjeni edhe njeriun e zemrës, por pa menduar që do të jetë përfundimtar pa dhënë provat.
Shigjetari – Favorizoheni nga hëna e plotë e datës 12 pasi hap horizonte të reja, plane për të ardhmen afatshkurtër, udhëtime dhe ju afron me njerëzit e rrethit të përditshëm. Këto mund të anulohen provizorisht prej disa gjërave të papritura që dalin në përditshmëri, në punë dhe ju prishin plane. Duhet të përshtatni punën dhe përditshmërinë në kushtet e reja që do të krijohen. Është periudhë që duhet të fokusoheni në sferën financiare që do të zgjidhë problemet familjare që ju preokupojnë, sidomos nga data 14 e deri në fillim të marsit por pa lënë pas dore punën tuaj. Vazhdoni të favorizoheni në marrëdhënie e bashkëpunime, jetën erotike e personale. Dashuritë që keni njohur apo do të njihni do të kalojnë disa teste.
Bricjapi – Është momenti të fokusoheni në sferën financiare që ka të bëjë me iniciativat për investime. Jeni njerëz ambiciozë që një nga kërkesat tuaja kryesore është jeta sociale, puna, karriera dhe jeni të guximshëm, mund ta merrni një iniciativë lidhurme investimet. Rishikojini mirë dhe nëse mund t’i lini për pak më vonë, bëjeni. Korrigjoni gjëra që i keni bërë më parë, por shihni se s’kanë shkuar siç mendoni. Është një periudhë erotike ku mund të njihni papritur e pa kuptuar një person dhe brenda jush të zgjojë dëshirat më të thella dhe anën e instiktit. Gjatë kësaj periudhe, fokusohuni në marrëdhënie, rishikoni bashkëpunimet e së shkuarës dhe krijoni ura komunikimi. Mos reagoni me impulsivitet në provokimet që do ju bëjnë të tjerët.
Ujori – Jeni ndër protagonistët e periudhës pasi Mërkuri ndodhet në shenjën tuaj, hëna e plotë bëhet në aksin tuaj dhe fokusohuni në marrëdhënie. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë që do të realizojnë ndryshime të planifikuara, ndoshta disa nga ju mund të ndryshojnë shtëpi apo punë. Në përgjithësi, ndryshimet nuk ju prekin por mund të ndodhin ngjarje që do ju befasojnë dhe të ndryshojnë akset kryesore të jetës. Jini më të kujdesshëm me shëndetin e përditshmërinë.
Peshqit – Hëna e plotë në datën 12 vendos fokusin në përditshmëri. Mos i bëni bisht punës sepse mund të keni disa probleme personale, mund të jeni më të mbyllur. Megjithëse kjo mund të ndodhë, duhet të mos jepni këtë përshtypje, duhet të jeni në përditshmërinë tuaj, të kujdeseni për shëndetin, për anën psikologjike. Keni shanse shumë të mira në jetën personale, familjare. Kryesorja është të jeni me këmbë në tokë dhe disa zhvillime do të kalojnë në prova. Marsi do të jetë vendimtar për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Gjatë javës, në marrëdhëniet erotike mund të keni rikthime, do të keni përfitime financiare nga puna dhe promovimi i vetes. Veproni të tërhequr në jetën intime dhe planifikoni sa më mirë gjërat. Nga data 14 e muajit dhe deri në fillim të marsit jini sa më komunikues, aktivë, krijoni kontakte por mos lini mendimet të ndikohen nga ndjenjat sepse mund të mos jeni në anën emocionale më ideale./tvklan.al