Aktorja e njohur, Olta Gizhari si gjithmonë po qëndron shumë aktive në rrjetet e saj sociale.
“Instagrami” është rrjeti më i përdorur nga Gixhari ku numëron 445K ndjekës.
Ajo si shpesh herë ka bërë një bashkëbisedim me fansat e saj ku ata kanë mundësi që në mënyrë virtuale ti drejtojnë aktores disa pyetje apo edhe ti shprehin asaj simpatitë ndaj saj.
Së fundmi përveç opinioneve dhe urimeve për suksesin e filmit ku Olta luante në rol kryesorë, një nga ndjekësit e saj e ka pyetur nëse ajo ka pishman në jetë.
Aktorja shprehet se ajo kurrë nuk bëhet pishman dhe se të pendohesh për diçka që ke bërë është virtyt i njerëzve të dobët.
A ke ndonjë pishman në jetë?
Olta Gixhari: Unë nuk bëhem pishman për asgjë, prishmani është për njerëzit e dobët.