A do kemi më ditë për plazh? Meteorologia e njohur jep lajmin e papritur, ja cfarë do ndodh!

0

Pas ditëve përvëluese të të nxehtit afrikan, vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore më të freskëta dhe shira të herë pas hershme.

Meterologia Anira Gjoni bëri një pasqyrim të situatës meterologjike për dy javët në vijim. Gjoni tha se temperaturat në vijim do të jenë maksimumi 35-36 gradë dhe se i nxehti afrikan nuk do të vijë sërish. Gjoni ndër të tjera tha se temperaturat në ditët pasuese të gushtit do të jenë normale për këtë muaj.

“Një mot i freskët me temperatura të ulëta që do të jenë prezente në dy javët e tjera të gushtit. Nuk do të kemi një të nxehtë të përmasave të kësaj javë. Në bregdet, temperaturat në fundjavë do të jenë minimalja 24 deri në maksimumin 32 gradë. Në vendet e ulëta minimalja do të jetë 23 dhe maximalja 35, ndërsa në zonat malore minimalja 16 dhe maksimumi 32.

Maksimalet e së dielës do të jenë 30 gradë në bregdet, 33 në zonat e ulëta dhe në ato malore 29.

Temperaturat për fundjavën dhe javën që vjen janë normale, do të ketë ditë të nxehta me temperature të larta por jo si më parë.

Në ditët pasuese të gushtit, do të ketë temperatura të larta por jo asgjë jashtë normales apo që të ketë afrim të temperaturave në 40 gradë, maksimumi do të jetë 35-36 gradë.” / abcnews.al /

×