Julian Deda mund të rikthehet në ekranin e “Top Channel”. Kjo u bë e ditur nga ai, teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”.
Aktori i njohur foli pak për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3” dhe jo vetëm.
I pyetur nëse e ka marrë malli për të qenë pjesë e ekranit të Top Channel, ish-finalisti u shpreh “se vazhdon të ngelet një logo e madhe, një televizion që energjia prevalon mbi çdo gjë”.
Pyetja– A të ka marrë malli me qenë në ekranin e Top Channel sërish? Ka qenë shtëpia jote e parë
Jul Deda– Shtëpia ime e parë mediatike, është dashuria e parë dhe të them të drejtën sigurisht
Top Channel vazhdon të ngelet për mua një logo e madhe, një televizion që energjia prevalon mbi çdo gjë.
Dikur nuk mendonin sa do merrnim, donim vetëm të dilnim në ekran të bënim atë që donim. Ajo ka qenë kohë vizionare. Edhe humori në vetvete është kthyer në ‘fast food’, janë bërë shumë.
Të gjitha emisionet e humorit që lindën më pas, dolën nga “Portokallia”. Dua të merrem me televizionin dhe dua të jem pjesë e ekranit.