Hilsn

A është fejuar Ilnisa Agolli? Fotoja që po ngre dyshime te fansat

Pas ndarjes nga Meriton Mjekiqi, moderatorja e njohur Ilnisa Agolli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ajo di si të tërheqë publikun me postime provokuese dhe tërheqëse, shkruan Insajderi.

Së fundmi, Ilnisa ka ndarë një fotografi nga Zvicra, ku një detaj i vogël ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve – një unazë ari në gishtin e fejesës.

Në foto, ajo shihet duke e mbajtur dorën në mënyrë që unaza të jetë në qendër të vëmendjes, dhe shumë fansa dyshojnë se ajo mund të jetë fejuar.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse bukuroshja ka marrë propozim real, apo nëse e ka bërë këtë thjesht për të tërhequr sytë e ndjekësve dhe për të nxitur thashetheme të reja rreth jetës së saj private.

 

×