Hilsn

A është i dashuruar? Mateo për Brikenën: Më troç se kaq…

Mateo dhe Greta kanë biseduar ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” në lidhje me raportin e banorit me Brikenën.

Mateo i tha banores se e ‘ka situatën të komplikuar’ si dhe ‘nuk e sheh Brikenën si vajzat e tjera’.

“Po ta them edhe njëherë, unë nuk e shoh si vajzat e tjera dhe nuk e sulmoj dot si të jetë një banore e thjeshtë, më troç se kaq se kupton?”, tha banori.

Kur Greta tha ‘je i dashuruar’, Mateo u kundërpërgjigj menjëherë:

“Dashuri është fjalë shumë e madhe. Nuk jam hipokrit dhe të dal e të bëj të dashuruarin”.

Pjesë nga biseda:

Greta: Pse prehesh kur flitet për Brikenën?

Mateo: Ça lidhje ka, e kam situatën e komplikuar

Greta: Edhe dje nuk e di pse u acarove

Mateo: E kam situatën e komplikuar.

Greta: Do e vazhdosh lojën…

Mateo: Po ta them edhe njëherë, unë nuk e shoh si vajzat e tjera dhe nuk e sulmoj dot si të jetë një banore e thjeshtë, më troç se kaq se kupton?

Greta: Je i dashuruar

Mateo: Dashuri është fjalë shumë e madhe. Nuk jam hipokrit dhe të dal e të bëj të dashuruarin, por që njësoj si të tjerat nuk e trajtoj dot. Nuk e sulmoj dot apo kundërshtoj si të tjerët.

Më pas në bisedë ka hyrë edhe Stelina dhe Juela. Kur Greta po thoshte se e ka shok dhe po mundohet që të nxjerrë anën më të mirë dhe atë të butë, Mateo tha “atë mund të ma nxjerrë vetëm…”.

Këtu ndërhyn menjëherë Stelina duke thënë “vetëm Brikena” dhe banorët nisin duke qeshur.

Kur Juela pyet se çfarë po ndodh, Mateo përgjigjet duke thënë:

“Këtu brenda më kanë bërë tabelë qitje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

×