Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    A janë gati të presin Jozin në shtëpi? Mami i Loredanës habit me përgjigjen thote 3 fjale qe…

    March 24, 20253 Mins Read ShowBizi

    Mamaja e Loredanës, Shpëtime Brati, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për takimin e saj me të bijën dhe Jozin.

    Zonja Shpëtime u shpreh është ndjerë e entuziazmuar kur ka takuar të bijën pasi kishte 7 muaj pa e takuar. Sipas saj, sytë e Loredanës tregonin se ishte e gëzuar dhe e kënaqur me eksperiencën e saj.

    Ndërkohë e pyetur në lidhje me Jozin, Brata tregoi dhe cilësitë e tij që i pëlqejnë.

     

    “Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë”, tha ajo.

    Pjesë nga intervista:

    -Jozi ka thënë ‘vdeksha unë për vjehrrën time’ si u ndjetë ju përballë kësaj?

    -Ishte një batutë shumë e bukur, më pëlqeu.

    Na e përshkruan dot, e dimë që kishe kohë pa takuar vajzën, dhe kur i takove të dy në shtëpinë e “Big Brother VIP” si ishte për ty kjo përvojë e të hyrit aty, të qenit pjesë e spektaklit?

    -Një eksperiencë shumë e bukur dhe emocionuese. U entuziazmova shumë se kisha 7 muaj pa parë Loredanën. E pritja jashtë te porta kur dëgjoja dhe zërin e saj se isha shumë afër, më emocionoi jashtë mase.

    Të kishte marrë malli?

    -Po shumë

    A pe diçka ndryshe tek ajo?

    -Po. Fytyra e saj më tregonte se ishte e gëzuar, e kënaqur me eksperiencën e saj. Sytë nuk gënjejnë.

    Duket shumë e lumtur edhe pranë Jozit, apo jo?

    Mendoj se po.

    Loredana po bën më shumë se 90 ditë aty, ku ka patur të qeshura dhe lot, si e keni ndjekur ju këtë rrugëtim të saj në aventurën e Big Brother si familje?

    Sa herë Loredana ka qarë kemi qarë dhe ne. Sa herë ka qenë e trishtuar Loredana, kemi qenë dhe ne të trishtuar. Megjithatë këto janë eksperienca që të forcojnë.

    Ishte një moment në fund të takimit ku Lori tha ‘do takohemi në Itali’ dhe Jozi kërkon që të vijë bashkë me të. Ju jeni gati që t’a prisni dhëndrin e ri në shtëpi?

    Në shtëpi jo akoma

    Për vizitë po themi ne

    Për një kafe po. Dhe në shtëpi një kafe s’ka problem, ne mirëpresim të huajt jo më shqiptarët.

    A të pëlqen Jozi si djalë për Loredanën?

    Kohët e fundit po më pëlqen se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, respektin ndaj Loredanës, ndaj banorëve të tjerë.

    Na thuaj tre gjëra që të pëlqejnë te Jozi?

    Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë./Gazeta Shqip

    a BBV4 jozi
    Previous ArticleBashkë nën jorgan- Momente te nxehta mes Jozit dhe Loredanës: DEL VIDEO
    Next Article Sherr dhe debat i ashpër mes Jul Dedës dhe Neda Ballukut, zbulohet shkaku! (Video+Foto)
    Të Fundit

    ‘Cfarë i ke këto…’ Bëhet virale komenti epik i Erdoganit për atletet e Edi Ramës!

    May 16, 2025

    Votat e diasporës, Celibashi merr këtë vendim! Ja cfarë vendosi dhe për zarfet e Greqisë

    May 16, 2025

    Ndodh në vendin tonë: Sh*rr mes të m*turish, pIgoset me th*kë 15 vjecari!

    May 16, 2025
    ShowBizi

    E RËNDË/ Qëllohet me thikë 15-vjeçari në Korçë! Autori një adoleshent, i bëri pritë teksa…

    May 16, 2025

    E RENDE në Tiranë! 38-vjeçarja gjendet e vdekur brenda makinës, dyshohet se… (EMRI)

    May 16, 2025

    Cila shenjë do të marrë një propozim tundues? Horoskopi për sot: Mos ndërmerrni shumë rreziqe…

    May 16, 2025
    Horoskopi

    Cila shenjë do të marrë një propozim tundues? Horoskopi për sot: Mos ndërmerrni shumë rreziqe…

    May 16, 2025

    Për këto shenja të zodiakut një moment tjetër i fuqishëm do të jetë 24 maji…por jo VETËM!

    May 15, 2025

    ‘Informacionet që do merrni, do ju shkaktojnë ankth…’ Meri Gjini paralajmëron këto shenja

    May 15, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Zbuloni 18 gjërat që mund të tregojë fytyra juaj për problemet e thella shëndetësore

    January 9, 2025

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni menjehere…

    January 23, 2025

    Ylli Merja tregon receten çudibërëse për trajtimin e majasëllit: Kjo është një sëmundje mjaft e…

    March 13, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.