Hilsn

A porositi Miri lule në dyqanin e saj? Stelina tregon çfarë ndodhi me bashkëshorten e këngëtarit…

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Stelina ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e fortë të Keijsit në lidhje me Mirin, që këngëtari u ka blerë lule dashnoreve të tij.

Keijsi edhe pasi doli jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 5” e pohoi një gjë të tillë, ndërsa Stelina vijon dhe e mohon në mënyrë kategoritë.

Madje ish-banorja, e cila u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shtoi se kur ajo po bëhej gati të vinte për intervistën, bashkëshortja e Mirit ka shkuar te dyqani i saj i luleve për ta takuar.

Pjesë nga intervista:

Keisji vazhdon me historinë e famshme të Myslym Shyrit, Stelina më ka treguar të gjithë historinë e Mirit dhe dërgimit të luleve në destinacione të ndryshme

Atë që ka thënë edhe në “Big Brother”

Edhe vazhdon të thotë që ajo histori është e vërtetë dhe që nuk gënjej. Ai thotë se i ka dëgjuar pasi ia ke treguar ti

Unë nuk kam asgjë për të shtuar me këtë histori, përveç atyre që kam thënë në “Big Brother”. Patjetër që unë nuk do i kisha thënë këto gjëra për Mirin, se ju e keni parë sa e konsideroj Mirin dhe nëse do të ishin të vërteta.

Gjëja e tjetër që kam për të thënë, nëse kjo është e vërtetë, pra unë folur për Mirin, mendoj se turpin më të madh e mban Keijsi i cili ka patur një marrëdhënie me mua, zgjodhi të rrinte me Mirin e mbajti në shtëpi me sherrin që pati me Kristin, dy ditët e para në shtëpi, zgjodhi ti hidhte poshtë të dy duke thënë këtë gjë.

Është një sajesë shumë e madhe. Unë Mirin e njoh si një njeri shumë korrekt, një njeri që e respekton familjen e vet. Përpara se të hyja këtu pata një telefonatë ku bashkëshortja e tij ishte te dyqani im. Kështu që nëse do ishte e tillë, patjetër që nuk do vinte aty. Ishte motra te dyqani se unë po bëhesha gati të vija këtu. Unë e di që Miri është shumë korrekt me familjen e tij. Nëse të tjetër e njohin për një gjë tjetër, unë nuk kam asgjë për të shtuar. Është një shpifje shumë e madhe.