Hilsn

“Afera dhe ngacmime …”, Egla Ceno dë*ohet për shpifje ndaj moderatorit shqiptar

Gjykata Penale e Tiranës, ka shpallur fajtore aktoren Egla Ceno, për veprën penale të “Shpifjes”, duke e dënuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh.

Egla Ceno, fituese e edicionit të fundit të “Big Brother VIP”, kishte deklaruar në këtë program televiziv, se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator, duke përmendur mbiemrin “Kodra”.

Pas kësaj deklarate, Saimir Kodra reagoi publikisht dhe iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, duke kërkuar shpalljen fajtore të aktores për dëmtim të imazhit dhe reputacionit të tij.

Gjykata vlerësoi se deklaratat e Egla Cenos përbënin shpifje dhe dëm të padrejtë ndaj figurës publike të moderatorit, duke vendosur dënimin me gjobë.

Kodra i kishte mohuar akuzat e Cenos, duke deklaruar se aktorja i ka shkelur dinjitetin dhe do të përballej me të në gjykatë.

“E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë.

Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune.

Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë”, kishte deklaruar moderatori.

×