Një javë e mbushur me energji kozmike, mundësi të reja dhe sinjale për ndryshime të mëdha po na pret.
E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri ndau parashikimet më të fundit për ndikimin e Afërditës në shenjën e Binjakëve dhe efektet që do të sjellë Hëna e plotë në Bricjap, më 10 korrik.
Por kjo nuk është thjesht një javë e zakonshme astrologjike: bëhet fjalë për një kombinim planetar që mund të hapë dyer në jetën personale, profesionale dhe shpirtërore, nëse dimë si të lexojmë sinjalet dhe të shmangim impulsivitetin.
Çfarë sjellin këto zhvillime për shenjën tuaj dhe cilat data duhen pasur veçanërisht parasysh?
Parashikimi i astrologes zbulon gjithçka dhe rezervon disa surpriza për ata që janë gati të marrin hapa të rëndësishëm.
“Afërdita, e cila ka kaluar sot në shenjën e Binjakëve, do të bëjë disa ndryshime shumë të bukura me Saturnin, Neptunin dhe sidomos me Plutonin ditën e hënë.
Kjo na krijon shanse shumë të mira si në jetën personale, për njohje, kontakte dhe miq të rinj, pse dhe jo për bashkëpunime e biseda për sferën financiare.
Kryesorja e javës është Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit në datën 10 korrik, ku më të ndikuar do të jenë Bricjapi, Gaforrja, Dashi dhe Peshorja, ku do të keni shanse të mira, megjithatë duhet që të shmangni impulsivitetin.
Ndërkohë që favorizohen shumë shenjat e tokës dhe ato të ujit, pra të favorizuar do të jenë Demi dhe Virgjëresha, por edhe Peshqit e Akrepi. Në datën 13 Saturni fillon në kursin e tij në prapavijë, kështu që ju që doni të merrni vendime serioze dhe të mëdha, mirë është që t’i përpunoni dhe t’i shikoni mirë gjërat përpara se të merrni vendime. Nëse do të keni luksin që këto vendime t’i lini pas datës 29 nëntor, që kthehet Saturni në kurs të drejtë, do të ishte akoma më mirë. Data 13 krijon shanse shumë të mira për të njohur ose për të takuar njerëz të rëndësishëm që do të ndërhyjnë në jetën tonë dhe do të na japin një zhvillim ose një përparim, apo edhe një mësim.
Nuk përjashtohet mundësia për të takuar persona nga e kaluara, gjithsesi atë ditë duhet të zbulojmë talentet tona, ndërkohë që nga ana tjetër duhet që të heqim dorë nga vese ose zakone të përditshmërisë, të cilat na krijojnë një pengesë dhe na lënë mbrapa në përditshmërinë tonë. Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit kërkon seriozitet, organizim dhe punë, ku do të kemi mundësi që të organizojmë më mirë punën dhe përditshmërinë. Paralelisht të gjitha mund të bëhen,” tha astrologia.
Dashi: Këtë javë do të keni shanse shumë të mira për të bërë kontakte, biseda me njerëz të rinj dhe njerëz të rrethit tuaj, ku do të ndihmoheni në lidhje me synimet që keni. Paralelisht kjo periudhë ju favorizon në lidhje me synimet që keni për shtëpinë, pronën dhe familjen. Njëkohësisht bëni një kombinim shumë të mirë jetës personale dhe asaj profesionale, ku Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit në datë 10 kërkon prej jush që të organizoni sa më mirë punën e karrierën, sepse do të shpërbleheni sa më mirë në këtë fushë. Do të keni shanse të korrigjoni gjëra në përditshmërinë tuaj, paralelisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës nëse jeni përpara disa vendimeve dhe nuk jeni të bindur se si do t’i merrni, mos u shqetësoni sepse do të keni shumë kohë përpara.
Demi: Hëna e plotë, e cila zhvillohet në datën 10 në shenjën e Bricjapit, ju favorizon ju dhe planet tuaja për të ardhmen. Mund të bëni plane të tjera, afatshkurtra dhe largpamëse. Nga ana tjetër do të keni mundësi që të udhëtoni ose të planifikoni për pushime. Është një periudhë ku favorizohen planet krijuese dhe projektet që kanë për synim zhvillimin dhe përparimin tuaj. Do të keni shanse shumë të mira edhe në ditët e para të javës, ku do të gjeni mbështetje nga të afërmit.
Binjakët: Afërdita, e cila ka kaluar në shenjën tuaj sot, ju krijon shanse shumë të mira në ditët e para të javës, por edhe sot, që të takoni njerëz, miq e shokë, të cilët do të ndihmojnë në realizimin e një plani apo të një projekti që keni. Por, njëkohësisht mund të bëni plane për të udhëtuar jashtë shtetit, për të takuar njerëz ose të afërm që vijnë nga larg ose që ju mund të shkoni larg për t’i takuar ata. Me Hënën e plotë në shenjën e Bricjapit, duhet të fokusoheni më tepër në sferën financiare, ku do të keni përfitime, por paralelisht duhet të jeni të kujdesshëm në detyrimet ndaj të tjerëve, ose të ardhurat që ju prisni prej tyre. Gjatë javës tjetër duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, ose të çdolloji. Kalimi i Uranit në shenjën tuaj shënon fillimin e një periudhe shtatëvjeçare, ku do të keni ndryshime të thella.
Gaforrja: Vazhdoni të jeni në muajin e ditëlindjes. Jeni shenja kryesore e cila ndikoheni nga Hëna e plotë në Bricjap, ku vendoset theksi në marrëdhëniet e bashkëpunimet. Nuk është nevoja që të bëheni shumë të fiksuar dhe t’i kushtoni vëmendje më tepër një ose dy marrëdhënieve, ndërkohë që duhet t’i shikoni gjërat më sferike. Nëse jeni përpara situatës për të marrë vendime përfundimtare për marrëdhënien tuaj, nuk është momenti i duhur. Mendohuni mirë përpara se të veproni, nuk është momenti për të prishur një marrëdhënie. Sidomos ju të lindurit në ditët e para të shenjës, nëse nuk jeni të bindur për vendimet tuaja, mund t’i merrni nga fundi i nëntorit, ku atje do të shikoni përforcimin e pozitave tuaja. Gjithsesi, është një periudhë me shanse, ku dhe ju do të keni në fillimin e kësaj jave mbështetjen e sferës financiare. Nga ana tjetër do të keni takime, por edhe një presion me njerëzit e afërt.
Luani: Fokusohuni në përditshmëri dhe në punë. Duhet të jeni më të disiplinuar. Mund të jeni të lodhur, por edhe nëse jeni të lodhur, nuk duhet që ta shprehni këtë dhe të jeni të organizuar në hapat e mëtejshëm, të cilët do të vijnë më vonë, ndoshta edhe vitin tjetër. Fillimi i javës favorizon kontaktet me njerëzit e rrethit shoqëror. Këto takime mes miqsh mund të kenë për synim edhe zhvillimin e karrierës apo të punës. Mund të realizoni disa takime, të cilat favorizojnë vërtet zhvillimet që keni për të ardhmen. Kujdes në sferën financiare, mos bëni shpenzime të pakontrolluara.
Virgjëresha: Kjo është një periudhë shumë aktive për ju, ku përveç krijimtarisë e punës, do të favorizohet edhe jeta personale. Do të keni shanse që të gjeni një mbështetje financiare ose të gjeni një bashkëpunëtor, i cili do të favorizojë qëllimet që keni në karrierë dhe jetën sociale. Do të ndjeheni të vlerësuar dhe do të kaloni në një fazë ku do të keni ndryshime në këtë fushë, sidomos ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Evitoni kontradiktat dhe konfliktet pas datës 13, përfitoni nga Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit për të ardhur afër me të dashurit tuaj, për të udhëtuar dhe për të realizuar një projekt krijues. Periudha është edhe shumë erotike. Përkushtojuni pak pjesës së flirtimeve dhe tregoni anën romantike që keni.
Peshorja: Jeni në një periudhë ku favorizoheni shumë në jetën personale dhe atë profesionale. Jeni në periudhën e Gaforres dhe Jupiteri, i cili ka kaluar në këtë shenjë, ju favorizon së tepërmi në çdo aspekt. Me Hënën e plotë në datë 10, fokusi juaj vendoset në familje dhe në jetën personale. Jeni përpara ndryshimeve që nuk janë në dorën tuaj, megjithatë fillimi i javës, duke filluar që sot, është shumë favorizues për ju, është shumë erotik dhe krijon kushtet për udhëtime, sidomos për të lindurit në ditët e para të shenjës.
Akrepi: Një periudhë favorizuese ku do të gjeni zgjidhje për të gjitha problemet, qoftë për të ardhmen, jetën personale, për ndonjë problem ligjor. Madje nëse dalin në pah këto ditë probleme të tilla dhe nëse nuk përfundon çështja, mos u shqetësoni, sepse gjërat do të gjejnë rrugën e tyre. Mjafton që ju të mos merrni vendime përfundimtare. Hëna e plotë në shenjën e Gaforres favorizon kontaktet dhe lëvizjen tuaj, por promovoni punën tuaj përmes takimeve. Periudha është favorizuese edhe për planet tuaja financiare.
Shigjetari: Një periudhë shumë e mirë për jetën personale dhe atë erotike, por edhe për bashkëpunimet, të cilat janë të lidhura me sferën financiare. Jeni në një periudhë ku jepni betejën tuaj në karrierë, në punë, por edhe në jetën personale. Kujdes në takimet dhe marrëdhëniet që mund të krijoni rreth datës 13. Mos hyni në konflikte. Ndërkohë që ju të lindurit në ditët e para të shenjës futeni në një fazë ndryshimesh nga data shtatë. Me Hënën e plotë në shenjën e Gaforres këtë javë, përfitoni dhe fokusohuni më tepër në sferën financiare dhe çfarë ka të bëjë më tepër me xhepin tuaj.
Bricjapi: Hëna e plotë, e cila zhvillohet në shenjën tuaj, kërkon një vëmendje maksimale në lidhje me të gjitha akset kryesore të jetës. Është në dorën tuaj që t’u jepni drejtim çështjeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet personale dhe profesionale. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës, nëse keni mundësi që të mos merrni vendime përfundimtare pas datës 13 e tutje, mirë do të ishte që t’i shtyni për në nëntor ose deri në vitin 2026. Do të keni mundësi për t’i parë gjërat më qartë. Nga kjo javë, përditshmëria juaj është e këndshme dhe do të keni mundësi që të realizoni gjëra në punë.
Ujori: Gjatë kësaj periudhe dhe kryesisht me Hënën e plotë në shenjën e Bricjapit, duhet të fokusoheni më tepër në jetën intime. Gjeni kohën për t’u çlodhur dhe të kujdeseni më tepër për shëndetin. Pas datës 22 fillon për ju një periudhë shumë e fuqishme, ku do t’ju preokupojnë më tepër marrëdhëniet e bashkëpunimet. Kjo javë fillon shumë bukur, është erotike. Duke filluar që sot, do të keni mundësi për takime të reja, që do t’ju shërbejnë planeve që keni.
Peshqit: Një periudhë shumë e mirë, ku duhet të jeni shumë aktivë dhe socialë. Të dilni, të takoni shumë miq e shokë. Do të jetë një periudhë shumë erotike për ju. Ju që nuk jeni të interesuar për të gjetur njeriun e zemrës, do të keni mundësi që të takoni njerëz që do të jenë bashkëpunëtorë ose bashkudhëtarë për synimet tuaja, që lidhen me sferën financiare./tvklan.al