Ajet Isufi, bashkëshorti i 27-vjeçares që ka tentuar mbytet në lumin Bunë së bashku me 4 fëmijët e tyre të mitur,
ka treguar telefonatën e fundit me bashkëshorten para se të zbulonte aktin e saj.
Në emisionin me “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti,
u shpreh se gruaja e kishte telefonuar duke i thënë “Ajet po të marr për herë të fundit”.
Ai u shpreh se në atë momentin ndodhej në Malin e Zi dhe kur hyri në internet sapo pa lajmin kuptoi që bëhej fjalë për gruan dhe katër fëmijët e tyre të mitur.
7, 5 3 dhe 1 vjeç janë fëmijët. Kam qenë në shtetin malazez dhe hyra në internet kur pashë lajmin që shtetasja **** tentoi të mbytej me 4 fëmijë.
Më ka marrë në telefon rreth 1 orë para ngjarjes, më tha ‘Ajet po të marr për herë të fundit’, ndaj më shkoi në sekond mendja tek gruaja. Për shkak të familjes së saj, sepse ka pasur debate me ta, ka tentuar edhe të vetëvritet rreth 3 muaj më parë.
Kisha dy javë që isha larguar. E vuri në lojë shoqja e vet, i tha hajde se të mbaj unë”, tha ai.