Motra e Maetos ka folur sot për herë të parë në lidhje me raportin e vëllait të saj me Brikenën.
Në emisionin “Breaking” në Top News, ajo u shpreh se Maeto i ka treguar për Brikenën para se të bëhej pjesë e “Big Brother Vip”.
Ajo shtoi se nuk është e sigurt nëse do e donte Brikenën si kunatë, duke shtuar se mendon se ajo po hakmerret ndaj Maetos.
“Ky nominim e forcon, edhe pse nuk ishte e dejtë. E shoh si një tip hakmarrjeje nga ana e Brikenës.
Ka qenë vetëm një njohje dhe nuk kam patur dijeni më parë. Për mardhenien e tyre Mateo më ka treguar para se të futet që të isha në dijeni, ma tregoi kur Brikena hyri në shtëpi.
Nuk di pse u shkëputën apo ndaluan njohjen por di që Mateo është i sinqertë.
Jam pak xheloze për vellain tim. Nuk e di a do doja ta kisha kunatë! Brikena është lojtare, nuk kam asgjë kundër saj.
Nuk mendoj se Maeto do ketë lidhje brenda shtëpisë.”- tha ajo.





