Hilsn

Aksident fatal! 43-vjeçari dhe dy fëmijët humbin jetën brenda makinës, dyert e makines nuk u hapen.

Një aksident i rëndë ka ndodhur më 7 shtator në Schwerte, Gjermani, ku një Tesla përfundoi jashtë rruge dhe u përplas me një pemë, duke marrë flakë menjëherë.

Në automjet ndodheshin një 43-vjeçar dhe tre fëmijë të vegjël. Dy prej fëmijëve, të moshës 9 vjeç, humbën jetën së bashku me burrin, ndërsa një tjetër fëmijë arriti të shpëtonte dhe u dërgua në spital.

Sipas dëshmive të një banori të zonës, përpjekjet për të hapur makinën dështuan, pasi dorezat e tërheqshme të Tesla-s nuk funksionuan.

“Vrapova me një zjarrfikëse dore, por nuk munda të hapja derën. Ishte shumë nxehtë dhe nuk funksionoi”, ka thënë ai për mediat gjermane.

Zjarrfikësit gjithashtu hasën vështirësi në shuarjen e flakëve, që shpërthenin vazhdimisht. Policia dyshon se aksidenti ndodhi gjatë një manovre parakalimi dhe po heton shkaqet e sakta.

Ngjarja ka rihapur debatin për sigurinë e dorezave elektronike të Tesla-s, të cilat sipas Shoqatës Gjermane të Automobilave (ADAC) mund të mbeten të bllokuara pas një aksidenti kur ndërpritet furnizimi me energji.

Autoritetet amerikane të sigurisë rrugore (NHTSA) kanë nisur një hetim mbi 174 mijë modele Tesla Y, pas disa raportimeve ku pasagjerët mbetën të bllokuar brenda automjeteve.

Tesla ka konfirmuar se po punon për një rikonceptim të dorezave pas shqetësimeve të ngritura.

×