Hilsn

Aksident fatal në vend! Tentoi të shmangte dherat në rrugë makina kthehet përmbys, dy persona…

Një aksident i rëdë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Librazhd-Elbasan,

pranë Kthesës së Murrashit, rreth orës 07:30.

Sipas të dhënave paraprake automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se ishte duke lëviuzur me shpejtësi,

teksa ka tentuar të shmangë gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur më mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Në vendngjarje mbërritën policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

×