Hilsn

Aksident i frikshëm në vend! Makinat bëhen copash, 3 persona…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në aksin Lushnje-Berat, pranë fshatit Qerret në Lushnje.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se dy automjete, një “Audi” ngjyrë gri dhe një Skoda e kuqe janë përplasur kokë më kokë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas të dhënave paraprake, tre persona janë dërguar me urgjencë në spital, dy prej tyre ndodheshin në automjetin Audi dhe një në Skodën e dëmtuar rëndë. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka viktima nga ky aksident.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve dhe transportimin e tyre drejt spitalit të Lushnjes.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë përplasjen e fuqishme mes dy automjeteve, ku dallohet qartë dëmtimi i rëndë i pjesës së përparme të makinave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

×