Hilsn

Aksident i frikshëm në vend! Nga përpIasja e fort motorristi ‘fluturon’ në ajër (Video)

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë–Durrës, pranë një qendre tregtare, ku një motorrist ka mbetur i plagosur pas përplasjes me një taksi.

Sipas videos së publikuar nga JOQ, taksia po dilte nga qendra tregtare dhe është futur në rrugë pa u siguruar në anën e djathtë, duke mos parë motorin që po lëvizte në drejtim të Tiranës.

Përplasja ka qenë e fortë, duke e hedhur motorristin në ajër, ndërsa dëmet në automjet dhe motor janë të dukshme.

Kjo ngjarje është një kujtesë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të vazhdueshëm në çdo rrugë, për të shmangur aksidente që mund të kenë pasoja të rënda.

 

×