Aksident i katërfishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi.
Katër automjete janë përplasur njëri-pas tjetrit duke përfunduar përmbys në rrugë dhe disa në kanal.
Për shkak të përplasjes, janë plagosurn të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që po udhëtonin në këto automjete,
disa prej të cilëve janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Bumrie nga ngajrja tregojnë se aksidenti ka ndodhur në një segment rrugor të dëmtuar ku shpesh është bërë burim aksdientesh.