Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e pesë personave, mes tyre një e mitur, ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Tre automjete janë përplasur ndërsa mbetën të plagosur pesë persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





