Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në rrethrrotullimin e Cërrikut.
Burime për mediat bëjnë me dije se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Nga informacionet e para mësohet se gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë, ndërkohë që nuk dihen më tepër detaje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti,
teksa dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështira në rrugë të kenë qenë shkaqet kryesore të përplasjes.