Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Sipas raportimeve, A.Z., 34 vjeç ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me murin anësor të tunelit. Për pasojë është plagosur 34-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, E.T., 35 vjeç të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.
Njoftimi i Policisë
Më datë 12.12.2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, ku është përplasur me murin anësor të tunelit.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. Z., dhe shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Memëlisht, pasagjer në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.





