Hilsn

Aksident i rëndë në vend! Kamioni përplaset me makinën, dy persona…

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të një karburanti.

Automjeti tip “Alfa Romeo”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur një kamion të tonazhit të rëndë, i cili ka qënë i parkuar.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar drejtuesi i automjetit, dhe pasagjeri. Pas ndërhyrjes së ambulancës ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe policia janë duke punuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

×