Hilsn

Aksident i rëndë në vend! Makina bënë copash motorin, raportohet se…

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në lagjen

“Skënderbeg” të Lezhës, ku një makinë është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Të dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

×