Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës,
ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur brenda qytetit, pranë repartit të zjarrfikëses.
Mësohet se në automjet po udhëtonin një çift bashkëshortësh.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit është ndjerë keq gjatë drejtimit dhe ka humbur kontrollin, ku çifti ka pësuar lëndime të lehta.





