Aksident i rëndë në vend, makina përplas bicikletën, humb jetën një person

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një 75-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

 

I moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 70-vjeçari me iniciale Q.B.

Ky i fundit është arrestuar për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

×