Hilsn

Aksident i rëndë në vend! Makina përplas për vd*kje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Sipas njoftimit të Policisë, të hënën rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I.

ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shoferi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale

të mëtejshme ndërsa vijon puna për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.