Hilsn

Aksident i rëndë në vend! Makina përplaset me kamionin, një person…

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë një shkolle private.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen e ndodhur janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një orar me qarkullim të dendur, për shkak të dërgimit të fëmijëve në shkollë, çka e bën këtë segment rrugor veçanërisht të ngarkuar dhe me ndërprerje të shpeshta të trafikut, sidomos në afërsi të hyrjeve dhe daljeve nga rrugicat që çojnë drejt shkollës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

×