Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Sarandës në rrugën “Skënderbeu”, pranë Hotel “Freskia, rreth orës 10:00.
Bëhet më dije se shoferi i makinës Etmand Sulaj, 43-vjeç ka përplasur një motor që po lëvizte shtetasi Vangjel Piro 58-vjeç.
Blutë bëjnë me dijë se 58-vjeçari është dërguar në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e cila po heton për zbardhjen e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 10:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasi E. S., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar duke u përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. P., 58 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.