Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin dhe si pasojë gjashtë persona janë lënduar.

Policia thotë se në mesin e të lënduarve janë dy drejtues mjetesh dhe katër pasagjerë të tjerë.
Po ashtu është dëmtuar edhe ambienti i jashtëm i një lokali.
Policia ka proceduar njërin prej drejtuesve të automjeteve, i cili akuzohet si shkaktari kryesor i aksidentit.