Aksident i rëndë nëvend! Plagosen dy të rinj, dërgohen menjehere te Trauma

0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë,

ku janë përfshirë dy automjete, njëri prej tyre me drejtues shtetas ukrainas.

 

Nga përplasja e fortë, dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, një grua që udhëtonte me shtetasin e huaj ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

×