Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi,
në afërsi të fshatit Dovella, ku katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Raportohet se si pasojë e aksidentit të rëndë, ka disa të lënduar, të cilët janë transportuar drejtë spitalit.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë lagështira në rrugë dhe mjegulla e dendur, e cila ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Ndërsa bëhet me dije, se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.





