Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cortona të Italisë, ku një 39-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7:45, ku një makinë e drejtuar nga një 19-vjeçar nga Cortona, i cili po udhëtonte në veri, nga Liqeni Trasimeno drejt Cortonës, goditi për vdekje këmbësorin 39-vjeçarin shqiptar.
Dinamika po shqyrtohet nga hetuesit, pasi nuk është ende e qartë nëse i riu humbi kontrollin e makinës dhe e goditi burrin, apo makina doli nga rruga pas aksidentit.
Sipas mediave italiane, 39-vjeçari, inicialet e të cilit janë E. G., është banor i Tuoro sul Trasimeno dhe ka origjinë shqiptare.