Hilsn

Aksident me vd*kje në vend! Humb jetën një person

Bujar Dingozi, një 70 vjeçar nga Lushnja, ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti me motor.

Ai është rrëzuar nga motomjeti dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë dhe deri tani nuk raportohet se ai është përfshirë në aksident me ndonjë makinë,

por ka humbur kontrollin e motorit që e drejtonte vetë dhe është rrëzuar.

Fatkeqësisht, 70 vjeçari Bujar Dingozi nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje,

për të dokumentuar dinamikën dhe rrethanat e aksidentit fatal të kësaj paradite, datë 7 Janar.

×