Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30 ku shtetasi 66-vjeçar O. K., teksa udhëtonte me motor, ka humbur drejtimin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të rënda, 66-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”, njofton policia.

×