Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Berat, në afërsi të fshatit Strum. Drejtuesi i makinës me inicialet Arbi Toro përplasi shtetasin Gëzim Xhoka , 50 vjeç, teksa po udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë të lëndimeve të marra ky i fundit ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.
Njoftimi i policisë:
“Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka 50 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhoka. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”





