Hilsn

Aksident në vend, makina del nga rruga dhe përfundon në lumë! Ja cfarë raportohet

Një aksident është regjistruar në rrugën që lidh qytetin e Beratit me fshatin Bilçë.

 

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Osum. Fatmirësisht, sipas raportimeve paraprake, nuk ka persona të lënduar nga ky incident.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në aksidentin, ndërsa autoritetet

 

po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ngjarja ka ardhur si pasojë e kushteve të rrugës, gabimit njerëzor apo problemeve teknike të mjetit.

 

×