Hilsn

Aksident tragjik! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 11 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Brazil,

ku 11 persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën në një përplasje ballore midis një autobusi.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 të mëngjesit në një autostradë federale në shtetin më jugor të Rio Grande do Sul.

Policia braziliane bëri me dije se një pjesë e ngarkesës së rërës së kamionit

përfundoi brenda autobusit si pasojë e përplasjes, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit qasjen në automjet, pasi viktimat ishin mbuluar nga rëra.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen tragjike që i mori jetën 11 personave.

×