Dy turistë britanikë i kanë shpëtuar për mrekulli një aksidenti në mbikalimin e urës se Dajlanit në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 te mëngjesit të sotëm, teksa mjeti i tyre pas përplasjes është bërë copash.
Nga hetimet paraprake dhe pamjet e siguruara, mjeti u përplas fuqishëm me barrierat mbi urë. Fatmirësisht makina është ndalur nga barrierat, pasi rrëzimi nga ura mund të ishte fatal.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë fakti se turistët mund të kenë qenë në gjumë, ose mungesa e ndriçimit në rrugë të ketë shkaktuar aksidentin.
Makina u dëmtua rëndë ndërsa zjarrfikësve u janë dashur 2 orë të bënin rrugën të kalueshme për automjetet.