Hilsn

Aksident tragjik në vend! Makina del nga rruga, cifti i ri…

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur një çift i ri.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre ende nuk bëhet me dije.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

×