Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës gjatë natës.
Mësohet se një automjet ka përplasur një 18-vjeçar.
Sipas informacioneve 18-vjeçarit i është fikur automjeti në mes të rrugës dhe ka qenë duke tentuar ta ndizte.
Nga përplasja i riu, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar të Trauma në gjendje të rëndë.
Fatkeqësisht 18-vjeçari ka humbur jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





