Hilsn

Aksident tr*nditës! Humb jetën fëmija, pIagosen 4 persona

Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona janë lënduar në një aksident trafiku sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin duke thënë:

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, viktima është i mitur dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. “Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar zëdhënësja.

Policia bën të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

×