Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Moravë në Berat.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, 29-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të ka mbetur e plagosur.
Informacion paraprak
Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin,
ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.