Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos.
Sipas raportimeve, automjeti me drejtues shtetasin A.A., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G.M. Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja në automjet.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fier-Patos, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar G. M., A. A., dhe pasagjerja në automjet, E. A., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.