Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Maqellarë-Shupenzë.
Sipas raportimeve nga përplasja e tre automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Dy të plagosurit mësohet se janë dërguar me ambulancë drejt spitalit të Bulqizës ndërsa gjendja e tyre nuk dihet.





