Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne.
Zemra e vëllait binjak të aktores Ema Andrea ka pushuar së rrahuri.
Burime për mediat bëjnë me dije se ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv,
Enea Andrea është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.
Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005,
ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë. Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.
Deri më tani nga vetë aktorja nuk ka ardhur asnjë reagim, ndërkohë që kjo humbje e Eneas ka lënë në dhimbje të thellë familjarët, miq dhe kolegë që ai i pati të shumtë gjatë jetës së tij.






