Një deklaratë e ashpër me gjuhë ofenduese ndaj Alban dhe Beatrix Ramosajt, nga ana e aktorit të njohur Albano Bogdo, po bën xhiron e rrjetit prej dy ditësh dhe ka revoltuar jo pak personazhet e njohura dhe jo vetëm.
Shumë prej tyre kanë kërkuar reagimin e organeve përgjegjëse si dhe televizionit Vizion Plus, ku transmetohet emisioni i Albano Bogdos.
Por duket se programi i tij do të vazhdojë të transmetohet.
Kjo pasi në llogarinë zyrtare të televizionit, ditën e sotme është shpërndarë një sekuencë nga episodi i fundit i këtij programi, ku tag është bërë edhe aktori.
Shumë komentues kanë reaguar ashpër në komente duke i kërkuar atij të tërheqë deklaratën dhe të kërkojë ndjesë për fjalën e thëna në drejtim të Ramosajt.
View this post on Instagram